Page 161 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 161

GLADIOLA


               Gladiola është një lule që hijeshon
            oborret e shtëpive dhe lulishtet. Ajo është në
            ngjyra të larmishme: e bardhë, e verdhë,
            portokalli, e kuqe, e purpurt, e gjelbër etj.
            Bima e gladiolës shtohet me  zhardhok.
            Gjethet e saj janë shpatore me një kërcell
            gjatësor, ku çelin lule të shumta. Lulëzimi
            ndodh nga pranvera në vjeshtë.

               Gladiolat e fillojnë lulëzimin e tyre nga
            poshtë, gjysmë metri mbi sipërfaqen e tokës,

            drejt majës. Kështu, në të njëjtin kërcell dhe në
            të njëjtën kohë, gjejmë lule të çelura plotësisht,
            pak të lulëzuara dhe, në afërsi të majës, lule
            të paçelura. Gladiolat arrijnë deri në dy metra
            gjatësi. Ato janë mjaft të ndjeshme ndaj klimës
            dhe nuk i përballojnë dot dimrat e ftohtë të disa
                                                                                         VEPRIMTARI
            vendeve, por ia dalin mjaft mirë gjatë muajve të
                                                                                              Bëni një i jë
            ngrohtë të verës.                                                                 Bë
                                                                                        herbarium me lloje
                                                 Fjalë të reja
                                                                                     të ndryshme lulesh dhe
                                                                                     bimësh që ndodhen në
                                         zhardhok –  rrënjë e tultë dhe e
                                                       fryrë si kokërr.                  vendin ku jetoni.


                                                   LEXOJ DHE KUPTOJ
                                                    Ku rritet gladiola?
                                                    Në sa ngjyra mund ta gjejmë atë?
                                                    Si janë gjethet dhe kërcelli i gladiolës?
                                                    Si shtohet kjo lule?
                                                    Ç’gjatësi arrijnë gladiolat?
                                                    Si lulëzojnë ato?
                                                    Në çfarë klime rriten?



                                                  REFLEKTOJ
                                                    Po ti, a i pëlqen gladiolat? Pse?
                                                    Cila është lulja jote e preferuar? Përshkruaje atë.


                                                  SHKRUAJ
                                                    Shkruaj një pesëvargësh për lulen e gladiolës.
                                                    Ngjyros gladiolën.



                                                                                                            161
   156   157   158   159   160   161   162   163   164   165   166