Page 160 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 160

Lexojmë





                DUKE VËSHTRUAR


                           QIELLIN

                Ashtu si Gjithësia, ashtu si njerëzit,
             edhe yjet kanë një histori.

                Lindja e një ylli ende mbetet një
             ngjarje shumë  e mistershme. Duhet të
             themi se ajo ndodh në një lloj  kapsule
             gazi dhe pluhuri. Kjo kapsulë, një ditë të
             bukur, nis e rrotullohet rreth vetes dhe, pak

             nga pak, merr formën e një disku. Qendra e
             saj zmadhohet, nxehet dhe ndriçohet përherë
             e më shumë. Kështu lind një yll!

                Jetëgjatësia e një ylli varet nga masa e tij. Yjet me
             masë të madhe jetojnë vetëm disa milionë vjet. Ata kanë
             një fund madhështor: shpërthejnë si një fishekzjarr i vërtetë! Yjet me masë
             më të vogël jetojnë gjatë, deri në tridhjetë miliardë vjet.

                Jetëgjatësia e diellit (që është një yll me masë mesatare) është
             parashikuar të jetë rreth dhjetë miliardë vjet. Dhe meqë pesë miliardë i
             ka kaluar, gjendet në mes të ciklit të tij jetësor.

                                                                           Fjalë të reja

                                                                   i mistershëm – i panjohur, i fshehtë.
                                                                   kapsulë – cipë si qese.
              LEXOJ DHE KUPTOJ
             Shëno me   ose me  .
                Lindja e një ylli ndodh në një lloj kapsule gazi dhe uji.
                Kjo kapsulë merr formën e një katrori.
                Qendra e kapsulës nxehet dhe ndriçohet përherë e më shumë.
                Yjet me masë të madhe jetojnë vetëm disa mijëra vjet.
                Yjet me masë të madhe shpërthejnë si fishekzjarr i vërtetë.
                Yjet me masë më të vogël jetojnë deri në tridhjetë miliardë vjet.
                Jetëgjatësia e diellit është parashikuar të jetë rreth 5 miliardë vjet.


              REFLEKTOJ
                 Cilët jetojnë më gjatë: yjet me masë të madhe apo ato
                me masë të vogël? Pse?                                           SHKRUAJ
                 A e mendon dot një ditë pa diell? Çfarë mund të ndodhë?           Vizato diellin.
                 Çfarë mendon se do të ndodhë me diellin pas
                5 miliardë vjetësh?


        160
   155   156   157   158   159   160   161   162   163   164   165