Page 158 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 158

Shkruajmë





                     SI TË SHKRUAJMË NJË POEZI


              1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1  Për të shkruar një poezi, ndjekim hapat e mëposhtëm.

                  Hapi i parë:  Në fillim zgjedhim temën. Poezia
                 jonë do t’i kushtohet resë.




                  Hapi i dytë:  Për të gjetur fjalët e vargjeve,
                 plotësojmë tabelën e mëposhtme.

                                     Si është?           Çfarë bën?            Çfarë ndiej kur e shikoj?
                                     Mbiemra             Folje                 Emocione
                  Reja               e vogël,            zbret, lodron etj. Dëshirë për të luajtur
                                     pupëlore etj.                             me të.




                  Hapi i tretë:  Për të qenë të veçantë, gjejmë përngjasime.

                 Vrojtojmë renë dhe kërkojmë diçka që të ketë të njëjtat karakteristika.
                 Bashkojmë dy elementet me fjalën si ose me foljet duket, ngjan...

                 Reja është e bardhë si dëbora, është kaq e butë sa duket si kajmak...

                  Hapi i katërt:   Lidhim së bashku mbiemrat, foljet, emocionet, përngjasimet

                 dhe përdorim gjithë fantazinë tonë!

                                                 Re e vogël pupëlore
                                                 zbret e më merr përdore
                                                 për të luajtur në bregore

                                                 ku më dukesh si lulebore.

              2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2  Plotëso vargjet e mëposhtme.

             Yjet që shndrisin qiellit,

             në agim i dorëzohen                        .

                                                            Kënaqem kur dal në natyrë,
                                                            në shkollë kryej çdo                      .

             Më e madhja dashuri,

             nëna është për çdo                       .


              3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3  Në grupe dyshe, shkruani një poezi për njërën nga temat:  lulen, topin,
                 çantën, lapsin, klasën, librin, pikturën, muzikën.


        158
   153   154   155   156   157   158   159   160   161   162   163