Page 154 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 154
Lexojmë
SHOKU IM I SHTRENJTË
Unë kam një shok,
edhe ti e ke.
Çdo ditë kokë më kokë
me atë më sheh.
Ai s’ka fytyrë,
s’ngjan si unë e ti,
nuk ka as gjymtyrë,
por flet si njeri.
Sa shumë më zbavit,
sa shumë më mëson!
Përmbi komodinë
unë e mbaj gjithmonë.
Jam i mrekulluar,
kur flas me atë.
Dhe, me të, në duar,
gjumi shpesh më zë.
Këtë shok të shtrenjtë,
do ta kem përjetë.
Adelina Mamaqi
Fjalë të reja
më zbavit – më argëton.
komodinë – dollap i vogël me një të ndarë që vendoset pranë shtratit.
i shtrenjtë – shumë i dashur.
154