Page 150 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 150
Lexojmë
DHURATA E GJYSHIT
Një pemë e vogël rritet në oborr
me duart e mia e kam mbjellë
ende e brishtë, ende e hollë
po pres pranverën sythet t’ia çelë.
Gjyshi fidanin ma solli dhuratë
kur u largua vera e nxehtë,
si shokë të ngushtë të dy bashkë
i dhamë kopshtit më shumë jetë.
Gjethet e blerta kur t’ia shoh
zemra fort do të më gëzojë,
dashuria e gjyshit që më ngroh
pemën krejt do ta gjethojë.
Vjeshta prapë kur të vijë
ngjyrat gjetheve do t’ua ndërrojë,
porse e hijshme pema jonë
jetë e mot do të qëndrojë.
Erina Çoku
150