Page 146 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 146
Njohuri për gjuhën
ZGJEDHOJMË FOLJEN NË
KOHËN E ARDHME
Gjatë pushimeve unë do të shkoj te gjyshi
në fshat, kurse ti do të shkosh te tezja në
bregdet. Gjyshi do të shkojë te stacioni
i autobusit atë ditë. Unë dhe fëmijët e
fqinjëve do të shkojmë te sheshi për
të luajtur. Para se të nisemi, gjyshi do
të na thotë: “Ju do të shkoni, por do të
tregoheni të kujdesshëm”. Shokët do të
shkojnë të parët, kurse unë do të rri edhe
pak me gjyshin.
Çfarë vini re te foljet me ngjyrë të gjelbër?
MBAJ MEND
Në tekstin e mësipërm, folja shkoj është zgjedhuar në kohën e
ardhme. Veprimi që ajo tregon pritet të ndodhë në të ardhmen,
pra MË VONË.
1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 Plotëso tabelën e mëposhtme.
unë do të luaj do të hap do të di
ti Kujdes!
ai/ajo Folja në kohën
ne e ardhme ka
ju gjithmonë përpara
ata/ato fjalëzat do të.
2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 Përgjigju pyetjeve. Nënvizo foljet në fjalitë pyetëse dhe në përgjigjet e tua.
Ku do të mësojmë nesër?
Kush do të luajë me ne?
Sa fletore do të blini?
A do të këndosh në koncertin e shkollës?
3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 Në pjesën e leximit me titull “Historia e bajames” nënvizo foljet në kohën
e ardhme.
146