Page 141 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 141

BUKA                                               Lexojmë

              Nëse do të mundesha të ndërtoja një furrë,

              do të gatuaja një bukë të madhe, të madhe,

              për ata njerëz që për disa ditë,

              nuk kanë ngrënë fare.



              Një bukë më të madhe se Dielli,

              koreartë e erëmirë

              si vetë luledielli.




              Një bukë, ashtu, të pjekur mirë,
              për t’u ngrënë në Mali e Kili,

              për të varfër, pleq, zogj e fëmijë,

              që t’u ngjallë shpresë e lumturi.




              Do të vijë ajo ditë,

              ajo ditë kur nuk do të ketë më uri,

              dita më e bukur në histori!
                                                          Xh. Rodari



                                                                                Fjalë të reja
                LEXOJ DHE KUPTOJ
                 Për cilët njerëz dëshiron poeti të gatuajë
                 një bukë të madhe, të madhe?                            koreartë – me kore si në ngjyrë të
                 Si do të jetë kjo bukë?                                 artë, e pjekur mirë.
                                                                         Kili – shtet që ndodhet në
                 Mes cilëve do të ndahej kjo bukë?
                                                                         Amerikën e Jugut.
                 Cila do të jetë dita më e lumtur në histori?
                                                                         Mali – shtet që ndodhet në Afrikë.

                                                                            VEPRIMTARI
               REFLEKTOJ
                  Diskuto me shokët dhe shoqet
                 për jetën e fëmijëve që vuajnë nga              Me ndihmën e mësueses, mblidhni
                 varfëria dhe luftërat.                    përbërësit e nevojshëm për të gatuar bukë dhe
                  Nëse do të kishe mundësi,             biskota të ndryshme. Të gjithë së bashku përgatitini
                 çfarë do të bëje për ta?                   ato dhe çojini pranë qendrës së fëmijëve në
                                                                  nevojë që ndodhet më afër jush.



                                                                                                            141
   136   137   138   139   140   141   142   143   144   145   146