Page 136 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 136

Lexojmë




                                                         HARABELI

                                                         Dhe shpezët udhëtarë fluturuan,

                                                         me shtërg e dallëndyshe, gjithë ç’qenë,
                                                         veç harabeli vendit nuk po luan,

                                                         ai nuk ia beson kurrkujt folenë.




                                                         Livadheve të korrura fluturon,

                                                         me sqep në bar kërcen e vërshëllen
                                                         dhe duket se me shokët kuvendon,

                                                         dhe duket se diçka përreth s’e gjen.




                                                         Dhe sytë e vegjël hedh përmbi zabel,

                                                         vështron sesi mërgohet shpezëria,

                                                         por s’di të thotë zogu harabel:

                                                         - Të çmendur ju, pse ikni nga shtëpia?

                                                                                             Dritëro Agolli

                                                                               Fjalë të reja


                                                                        shpezë – shpendë.
                                                                        shtërg – lloj zogu.
                                                                        livadh – lëndinë, arë me bar.
                                                                        zabel – pyll i vogël e i dendur a pjesë
                                                                        pylli e ndarë më vete.
                                                                        mërgoj – largohem nga vendi i lindjes
                  LEXOJ DHE KUPTOJ
                   Cilët shpendë u nisën në fluturim?                   drejt një vendi tjetër për arsye të
                   Shëno me   se cili shpend nuk lëvizi nga vendi.      ndryshme.














                   Çfarë bën harabeli i vetmuar? Si duket ai?
                   Çfarë vështron me habi harabeli?
                   Cilat janë fjalët që harabeli u drejton shokëve?



        136
   131   132   133   134   135   136   137   138   139   140   141