Page 139 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 139

BAGËTI E BUJQËSI                                       Lexojmë

            O malet e Shqipërisë dhe ju, o lisat e gjatë,

            fushat e gjera me lule që ju kam ndër mend ditë e natë.

            Ju bregore bukuroshe dhe ju, lumenj të kulluar,
            çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar

            Do të këndoj bagëtinë që mbani ju e dëfreni,

            O vendëthit e bekuar, ju mendjen ma dëfreni…                        Naim Frashëri
                                                                                është një nga
                                                                                poetët më
            Ti, Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqipëtar,                  të mëdhenj
                                                                                shqiptarë. Kur
            zemrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.
                                                                                i ka shkruar këto vargje, ai
                                                              Naim Frashëri     jetonte dhe punonte jashtë
                                                                                vendit (ishte i mërguar).

                                                                       Fjalë të reja


         LEXOJ DHE KUPTOJ                                       bregore – vend i ngritur, kodër e vogël.
            Kujt i kushtohen këto vargje?                       gërxhe – shkëmbinj të mprehtë e të
            Si përshkruhet natyra e Shqipërisë?                 thepisur.
            Si ndihet Naimi përballë kësaj pamjeje              i kulluar – i kthjellët, i qartë.
                                                                e dëfreni – e argëtoni.
           të Shqipërisë?
                                                                ma gatove – ma edukove, ma
            Pse ndihet krenar ai?
                                                                brumose, ma mësove.


         REFLEKTOJ
            Po ti, a je gjendur ndonjëherë para një pamjeje të tillë? Si je ndier?
            A të ka ndodhur të jetosh, qoftë edhe për pak ditë, jashtë vendit?
           Si je ndier? Për çfarë të ka marrë malli më shumë?

                                                       VEPRIMTARI
         SHKRUAJ
           Shkruaj pesë fjali për atdheun.
                                                   Gjeni dhe sillni në klasë
                                                  poezi të tjera që flasin për
                                                            atdheun.
















                                                                                                            139
   134   135   136   137   138   139   140   141   142   143   144