Page 143 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 143
Lexojmë
VIZITË NË MUZEUN HISTORIK
Ciceron na merr përdore,
udhët na trego;
shekuj, armë dhe stërgjyshër,
ti nga gjumi zgjo.
Te kjo enë e vogël balte,
një e fshehtë rri;
te kjo thikë e hershme guri,
rron një histori.
Shih sa bukur mozaiku,
art të madh zbulon;
Fjalë të reja
kokës së një luftëtari
trupi i mungon. muze – vendi ku ruhen objekte të
ndryshme me vlerë historike.
ciceron – ai që shoqëron vizitorët dhe u
Kur të dalim në na pyetshin,
jep shpjegime në një muze.
ku ishim dhe ç’pamë: shekull – një periudhë kohe prej njëqind
vjetësh.
- Folëm ilirisht do themi,
mozaik – figurë që bëhet me copëza
me të parët tanë. shumëngjyrëshe guri, xhami, metali etj.
ilirisht – gjuha e popullsisë së Ilirisë, që
Xhevahir Spahiu njihet si paraardhëse e popullit shqiptar.
LEXOJ DHE KUPTOJ
Fëmijët po shkojnë: në muze; në teatër; në ekskursion.
Fëmijët njihen me: objektet e muzeut; me lojëra të ndryshme; me librat e vjetër.
Fëmijët shikojnë: një mozaik; një luftëtar; bust patrioti.
Fëmijët krenohen me: ilirishten; me lashtësinë e vendit të tyre; të dyja bashkë.
REFLEKTOJ
Po ti, a ke shkuar në muze? Na trego se çfarë të ka bërë më shumë përshtypje.
SHKRUAJ VEPRIMTARI
Zgjidh një objekt muzeu, përshkruaje me katër fjali dhe vizatoje. Mësoni vjershën i j hë
Më
përmendsh. Recitojeni
bukur atë.
143