Page 148 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 148

Njohuri për gjuhën





                          DREJTSHKRIMI I FOLJEVE


                                NË KOHËN E ARDHME
              1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1   Shiko tabelën e zgjedhimit të disa foljeve në kohën e ardhme. Çfarë vë re?
                 Diskuto me shokët dhe shoqet rreth drejtshkrimit të secilës folje.

                              Folja punoj             Folja kap                Folja di
                  unë         do të puno-j            do të kap                do të di
                  ti          do të puno-sh           do të kap-ësh            do të di-sh

                  ai/ajo      do të puno-jë           do të kap-ë              do të di-jë
                  ne          do të puno-jmë          do të kap-im             do të di-më
                  ju          do të puno-ni           do të kap-ni             do të di-ni
                  ata/ato     do të puno-jnë          do të kap-in             do të di-në


              2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2   Plotëso tabelën e mëposhtme, duke u mbështetur në tabelën e ushtrimit 1.

              unë        do të laj
              ti                    do të mbash
              ai/ajo                                                                 do të dijë
              ne                                                     do të ndalim
              ju                                   do të mbyllni
              Ata/ato                                                                            do të lyejnë


                                                       3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3   Ktheji foljet e fjalive të mëposhtme në
                                                          kohën e ardhme.
                                                       Një nga punëtorët e skenës hap perden.

                                                       Një vajzë del përpara publikut të
                                                       pranishëm dhe lexon programin. Pas
                                                       pak këndon kori. Djemtë dhe vajzat
                                                       vështrojnë me qetësi. Ata këndojnë dy
                                                       këngë për fëmijë. Salla kënaqet nga
                                                       zërat e fuqishëm të fëmijëve.



                                                        4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4   Shiko figurën dhe shkruaj një tekst të
                                                           shkurtër, në të cilin të përdorësh sa
                                                           më shumë folje në kohën e ardhme.

                                                           Fjalë ndihmëse:  teleskop, natë, yll, verë,
                                                       djalë i vogël, kureshtar, vëzhgoj, shndrit.








        148
   143   144   145   146   147   148   149   150   151   152   153