Page 149 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 149

QILIMI PREJ GURI                                                              Lexojmë
            Kush ka qenë në Gjirokastër,stër,

                                           tur
            te kalaja kush është ngjitur
            dhe ka parë rrugët e pastratra

            doemos që është habitur. r.


            Lart në Qafën e Pazarit,

            pesë rrugë janë takuar,

            eh sa bukur që të pesta

            si qilima janë shtruar.



            Thonë njerëzit me habi:
            Gjithë këta qilima guri,
                                                                    Fjalë të reja
            të qëndisur bardhë e zi,
                                                             qilim – shtrojë me përmasa të ndryshme, prej
            vallë ç’avlëmend i thuri?!
                                                             leshi, pambuku etj., që punohet në vegjë.
                                                             avlëmend – vegël e madhe prej druri që
            Bashkë me shokët e vet,                          përdoret për të endur pëlhura.
                                                             gdhend – bëj të rrafshët me thikë a me daltë
            i gdhend gurët xhaxhi Simi,                      sipërfaqen e një druri, të një guri a metali.
            në mes të shiut a mes vapës,                     mjeshtër – punëtor i përgatitur që ushtron një
                                                             zanat të caktuar.
            gurë-gurë shtrohet qilimi.                       medalje – pllakëz e rrumbullakët prej metali
                                                             me ndonjë figurë a mbishkrim, e cila i jepet
                                                             dikujt për merita në punë, në gara sportive, në
            Xhaxhi Simi është mjeshtër,
                                                             konkurse etj.
            dhe në gjoks medalje mban,
                                                                          VEPRIMTARI
            eh sa pak flet me gojë,
                                                                        Bëni një video ose
            eh sa shumë flet me çekan.                              album me pamje nga qyteti i

                                       Tasim Gjokutaj                      Gjirokastrës.





                                                                         REFLEKTOJ
             LEXOJ DHE KUPTOJ
                                                                           Po ti, a ke qenë në qytetin e
                Për cilin qytet flet kjo poezi?
                                                                           Gjirokastrës? Si të është dukur ai?
                Sa rrugë takohen në Qafën e Pazarit?
                                                                           Si i kupton vargjet:
                Si duken këto rrugë?
                                                                           Eh sa pak flet me gojë,
               Kush i gdhend gurët që duhen për të ndërtuar rrugët?
                                                                           eh sa shumë flet me çekan.
                Çfarë tregon medalja që mban xhaxhi Simi?
                                                                                                            149
   144   145   146   147   148   149   150   151   152   153   154