Page 140 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 140

Njohuri për gjuhën





              ZGJEDHOJMË FOLJEN NË


                        KOHËN E TASHME
                Kur ishin në bibliotekë, Enea i tha Emit:

                – Unë lexoj më mirë se ti, ti lexon më mirë se Andi.
             Kurse Eliza ua kalon të gjithëve. Ajo lexon më bukur
             se ne. Por, ne lexojmë më bukur se grupi tjetër. Ju
             lexoni në heshtje, ndërsa ata lexojnë pasi ju mbaroni.


                Çfarë vini re te foljet me ngjyrë të gjelbër?


                  MBAJ MEND
                    Tërësia e formave që merr folja kur

                    përdoret në veta të ndryshme, quhet
                    zgjedhim.
                    Folja lexoj është në kohën e tashme.                        Kujdes!
                    Veprimi që ajo tregon po ndodh në                    Emrat lakohen, kurse
                    çastin e bashkëbisedimit, pra TANI.                  foljet zgjedhohen.


              1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1   Plotëso vendet bosh.

                  Unë këndoj                                   Ne
                  Ti                                           Ju
                  Ai/Ajo                                       Ata/ Ato


                  Unë hap                                      Ne
                  Ti                                           Ju
                  Ai/ Ajo                                      Ata/ Ato


                  Unë fle                                       Ne
                  Ti                                           Ju
                  Ai/ Ajo                                      Ata/ Ato


              2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2   Plotëso fjalitë e mëposhtme me foljen e duhur.
             Unë (vrapoj/vrapon) çdo ditë.                 Ne (shkruaj/shkruajmë) me nxitim.

             Ti (mësojmë/mëson) shumë mirë.   Ju (punoni/punon) pa u lodhur.

             Ai (qeshni/qesh) me zë të lartë.    Ata (di/dinë) të numërojnë.

             Ajo (pi/pinë) qumësht.                             Ato (mbyllin/mbyll) sytë gjatë lojës.

              3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3   Shkruaj pesë fjali, në të cilat të përdorësh folje në kohën e tashme.




        140
   135   136   137   138   139   140   141   142   143   144   145