Page 137 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 137
REFLEKTOJ Lexojmë
Poezia ka një kuptim të parë. Ky kuptim ka lidhje me dy veprime të kundërta të
shpendëve. Plotëso:
Shpendët në vende të tjera.
Harabeli në folenë e tij.
Diskutoni rreth këtyre veprimeve që shprehin kuptimin e parë të poezisë.
Pyetje ndihmëse:
Si e kupton fjalën shtegtim?
Cilët shtegtojnë?
Në ç’stinë shtegtojnë?
Përse shtegtojnë shpendët?
Si mendon, pse nuk shtegton harabeli?
Poezia ka edhe një kuptim të dytë. Ky kuptim lidhet me njerëzit. Edhe njerëzit
largohen nga shtëpia për të punuar dhe për të jetuar në vende të tjera. Plotëso:
Disa njerëz në vende të tjera.
Shumë njerëz në vendin e tyre.
Po ti, a ke të afërm që kanë shkuar për të punuar dhe për të jetuar në vende të
tjera? Diskuto me shokët përse mund të kenë migruar ata.
Të merr malli për të afërmit që ke larg? Na trego se çfarë u thua kur
i takon. Po para se të nisen sërish në udhëtim?
SHKRUAJ
Gjej stinën për të cilën flet vjersha, duke nënvizuar
nëpër vargje fjalët që e tregojnë atë.
Shkruaj strofën që të pëlqen më shumë.
VEPRIMTARI
Gjeni në internet
fotografi me zogj të
ndryshëm dhe krijoni një
album me to.
137