Page 132 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 132
Lexojmë
FJALA ËSHTË E VOGËL SHUMË
Fjala është e vogël shumë:
disa shkronja, disa rrokje…
Ajo rrjedh si mjaltë e qumësht,
midis miqve, midis shokëve.
Fjala është e vogël shumë:
dhe e ashpër dhe e brishtë…
I ngre valët perçeshkumë,
kur vërsulet mbi armiqtë.
Fjala është e vogël shumë:
t’ëmbëlson e vret si plumbi…
Fjala është si një urë,
që lidh brigjet e një lumi.
Odhise Grillo
Fjalë dhe shprehje të reja
i brishtë – i ndjeshëm.
valët perçeshkumë – valë deti që duken
si flokë të gjatë.
132