Page 128 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 128
Lexojmë
“E çuditshme, sa larg arrin të shohë ajo. Paska hipur aq lart në pemë, sa
arrin të më shohë. Qenka vajzë e zgjuar. Më mirë të nxitoj që ta kryej këtë
porosi, se me Mashën nuk u bëka shaka”, – mendoi ariu. E pa që s’kishte
nga ia mbante dhe vazhdoi rrugën.
Pas një rruge të gjatë, Ariu mbërriti në fshat. Ai gjeti shtëpinë e gjyshërve
të Mashës dhe trokiti në derë.
Ndërkohë që priste pas dere, iu sulën qentë. Ata vraponin dhe lehnin
nëpër oborr.
Ariu u tremb dhe iku nga sytë këmbët, duke e lënë shportën në oborr.
Gjyshërit e Mashës dëgjuan zhurmë dhe dolën jashtë. Ata panë shportën
dhe e hapën menjëherë. Nuk arrinin t’u besonin syve. Brenda saj ishte
Masha, shëndoshë e mirë.
Gjyshërit fluturonin nga gëzimi. Ata e puthën dhe e përqafuan me mall
mbesën e tyre.
LEXOJ DHE KUPTOJ
Shëno me ose me .
Masha është një vajzë bionde me sy blu.
Ajo u kërkoi leje gjyshërve për të shkuar në pyll me shoqet.
Gjyshërit nuk e lejuan të shkojë në pyll.
Masha humbi rrugën në pyll.
Ajo u strehua në shtëpinë e rojës së pyllit.
Ariu e lejoi Mashën të kthehej në shtëpi.
Masha gjeti një zgjidhje për t’u kthyer në shtëpi.
Masha u fsheh në shportën e ëmbëlsirave.
Ariu hëngri ëmbëlsira nga ato të shportës.
Ariu e la shportën në oborrin e shtëpisë së gjyshërve.
Masha u përqafua me mall me gjyshërit.
REFLEKTOJ
Po ti, a arrin të gjesh zgjidhje në çastin e duhur? Trego një rast.
Ke parë ndonjë seri të filmit vizatimor “Masha dhe Ariu”? Të ka pëlqyer? Pse?
VEPRIMTARI
SHKRUAJ
Sillni në klasë DVD me
Shkruaj një mbyllje tjetër për këtë përrallë.
seritë e filmit vizatimor “Masha
Vizato pyllin ku humbi Masha.
dhe Ariu”. Shikoni së bashku disa
seri të filmit, duke përdorur një
video-projektor
128