Page 125 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 125
Lexojmë
− Jo, nuk u çmendëm dhe nuk po të djegim, − ia kthyen ato, po ashtu të
duket ty, se nuk i ke pranë shoqet e tua, që shushurinin dhe të freskonin.
U tremb dhe u drodh gjethja e pemës që donte të rrinte vetëm në degë.
U pendua dhe thirri në çast erën.
− Erë, moj erë, eja e sillmi prapë shoqet e mia, se po digjem, po
përvëlohem! Ato shushurinin dhe më freskonin. Eja, të lutem, eja shpejt!
Por era nuk ia sillte dot. Ajo kalonte andej, por e kishte të pamundur
t’ia kthente shoqet gjethes.
Ramadan Pasmaçiu
Fjalë të reja
shushurijnë – (gjethet) bëjnë një zhurmë të
lehtë dhe të vijueshme kur dridhen nga era.
gdhiu – zbardhi, nisi të bjerë drita e parë e
mëngjesit.
ranë pingul − ranë nga lart poshtë në vijë
të drejtë.
LEXOJ DHE KUPTOJ
Çfarë i kërkoi erës gjethja e pemës?
Pse nuk i donte shoqet e veta ajo?
Si u ndie gjethja e vetme në pemë? VEPRIMTARI
Ç’ndodhi të nesërmen kur lindi dielli?
Po tani, si u ndie gjethja e pemës? Çfarë kërkoi ajo?
Luani pjesën në role.
REFLEKTOJ
Çfarë mendimi ke për gjethen e pemës?
Po të ishe ti era, a do t’i kishe këputur gjethet e pemës? Pse?
Si të duket mbyllja e kësaj historie?
SHKRUAJ
Shkruaj cilësitë e gjethes së pemës. Ngjyros në tekst fjalët ose fjalitë ku tregohen këto
cilësi.
Shkruaj një mbyllje tjetër për këtë histori.
125