Page 121 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 121

Kështu që mielli nisi të dalë nga dritaret dhe
            nga dyert, nëpër rrugë dhe nëpër fshat.
            Asnjë nuk dinte ta ndalonte. Vajza ende
            nuk po kthehej nga pylli. Kur u kthye ajo
            në mbrëmje dhe pa ç’kishte ndodhur, që

            nga rruga, thirri me forcë sa u dëgjua në
            tërë fshatin:

               − Tenxhere mjaft! − Dhe tenxherja
            pushoi. Por mielli kishte mbuluar rrugët
            dhe fshatin dhe për fshatarët ishte fat.
            Ata nisën punën. Duhet të hapnin rrugën
            nga mielli i derdhur nëpër të.

               Kështu ata hapnin rrugët dhe
            njëkohësisht mbushnin me miell depot e
            boshatisura, duke falënderuar vajzën.





                                                                                   Fjalë të reja
             LEXOJ DHE KUPTOJ
               Shëno me   ose me  .
                Vajza jetonte në pyll e vetme me nënën.                     bluaj − e bëj drithin a diçka
                                                                            tjetër miell ose pluhur. 
                Një ditë vajza shkoi në pyll të mbledhë kërpudha.
                                                                            ziej −  bëj që të valojë një lëng,
                Vajza takoi një plakë në pyll.
                                                                            duke e nxehur në zjarr.
                Ajo nuk u tregua zemërmirë me plakën.
                                                                            mëmëligë – ushqim i bërë me
                Plaka që takoi i dhuroi një tenxhere magjike.               miell dhe ujë.
                Vajza nuk bëri mirë që e mori tenxheren.
                Nëna e vajzës nuk i mbante mend fjalët magjike.
                Tenxherja magjike mbushi plot me ushqim hambarët e fshatarëve.




              REFLEKTOJ
               Të pëlqen kjo përrallë? Pse?
               Po ti, a do të dëshiroje të kishe një tenxhere magjike?
               Çfarë do t’i kërkoje asaj?



             SHKRUAJ
               Shkruaj fjalët magjike, të cilave do të dëshiroje që
                tenxherja t’u përgjigjej.













                                                                                                            121
   116   117   118   119   120   121   122   123   124   125   126