Page 126 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 126
Lexojmë
MASHA DHE ARIU
Na ishin njëherë një gjysh e një gjyshe, që na kishin një mbesë me emrin
Masha. Masha ishte një vajzë e vogël, bionde me sy të gjelbër. Asaj i
pëlqente të vishte një fustan ngjyrë trëndafili. Zakonisht, ajo përfundonte
në situata zbavitëse.
Një ditë Mashën e thirrën shoqet për të shkuar në pyll që të mblidhnin
kërpudha dhe manaferra.
– Ju lutem, ju lutem, – u tha Masha gjyshërve, – më lini të shkoj me
shoqet në pyll.
Gjyshi vështroi gjyshen dhe më pas i tha:
– Shko, por mos u ndaj nga shoqet se pylli është i madh dhe humbet.
Vajzat hynë në pyll dhe filluan të mblidhnin kërpudha dhe manaferra.
Duke kaluar sa te njëra pemë te tjetra dhe sa te njëra gëmushë te tjetra,
Masha u largua shumë nga shoqet. Filloi t’i thërriste, por shoqet nuk e
dëgjonin ndaj nuk mori përgjigje. Masha u kthye, erdhi vërdallë, por nuk i
kujtohej rruga: kishte humbur me të vërtetë.
Ec e ec, kur pa një shtëpi. Trokiti në derë, por nuk iu përgjigj askush. Shtyu
derën dhe hyri brenda. U ul pranë parvazit të dritares dhe po mendonte:
“Kush vallë banon këtu? Ku do të jetë tani?”
Aty banonte një ari i madh që në atë kohë kishte dalë përjashta, në pyll.
126