Page 124 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 124
Lexojmë
GJETHJA E PEMËS, ERA,
RREZET E DIELLIT
Një gjethe peme iu lut një ditë erës:
− Erë, moj erë! Eja e këputi të gjitha shoqet që kam rreth e rrotull, se më
mërzisin! Shushurijnë shumë e më shurdhojnë veshët. Bobo, ç’po heq! S’i
duroj dot më! Dua të jem e qetë, e lirshme, e vetme në degë! Eja, pra, eja
e këputi! Të lutem!
− Mirë, moj e dashur, i këpus, po se mos pendohesh...
− Aspak! Ç’është ajo fjalë!
Vuuu-vuuuu, fryu era dhe i këputi të gjitha gjethet e tjera: Kërtap, kërtap!
− Ja, − i tha gjethes që donte të rrinte vetëm në degë, – ta bëra qejfin!
− Faleminderit, faleminderit! – ia ktheu gjethja e gëzuar dhe u
rehatua.
Vërshëlleu prapë era: Vuuu-vuuuu… Dhe fluturoi larg.
Kapërceu fushat. Kapërceu malet…
Të nesërmen dita gdhiu me qiell të kaltër. Pak e nga
pak, lindi një diell i shkëlqyer.
Rrezet e tij përvëluese ranë pingul
mbi gjethen, që donte të rrinte
vetëm mbi degë.
− Obobo, ç’bëni kështu?!
− u bërtiti ajo rrezeve e
çuditur dhe e trazuar.
− Ju po më digjni! Po
më përvëloni! U
çmendët?
124