Page 120 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 120

Lexojmë





                                                   TENXHERJA MAGJIKE


                                              Na ishte njëherë një grua e varfër që kishte vetëm
                                           një vajzë. Një ditë vajza mori me vete një copë bukë
                                            të zezë dhe shkoi në pyll të mbledhë kërpudha. Në
                                             rrëzë të një peme pa një grua shumë të moshuar
                                              me tenxhere në dorë, që i tha:

                                                   − Oh, e dashur, sa uri që kam! A mund të më
                                                  japësh pak bukë?

                                                     − Pse jo, − iu përgjigj vajza. − Merre të gjithën!

                                                      − O çfarë mirësie, bija ime! − thirri plaka.

                                                     Ajo mori copën e bukës, pastaj i tha:

                                              − E shoh që je shumë e dashur dhe e mirë. Çfarë
             të të jap në këmbim të kësaj mirësie? Ja, merre këtë tenxhere dhe, kur të
             shkosh në shtëpi, vendose mbi tavolinë dhe thuaji: “Tenxhere, moj tenxhere,
             bluaj dhe ziej!” dhe tenxherja do të bëjë çdo gjë që do dhe sa të duash.
             Kur tenxherja të ketë bërë aq punë sa do ti, thuaji: “Tenxhere, mjaft!” dhe
             tenxherja do të ndalojë. Bëj kujdes dhe mos harro fjalët që të thashë!

                Vajza arriti në shtëpi, vendosi tenxheren mbi tavolinë dhe thirri:

                − Tenxhere moj tenxhere, bluaj dhe ziej!

                Dhe tenxherja nisi menjëherë të bluante. Kur vajza thirri:

                − Tenxhere, ziej! − tenxherja nisi të bëjë mëmëligë. Kur vajza i tha: −
             Tenxhere mjaft! − ajo ndaloi. Që nga ajo ditë vajza me nënën e saj nisën
             të jetojnë mirë. Nuk ishin më të varfra.

                Një ditë të bukur vajza u kthye në pyll për të mbledhur përsëri kërpudha.
             Ajo mendoi se mund të takonte edhe plakën e ta falënderonte.

                Nënën në shtëpi e mori uria. Mori tenxheren dhe i tha:
                − Tenxhere bluaj!

                Tenxherja nisi të bluajë, por aq shumë sa ajo filloi të derdhet në fillim

                                                        mbi tavolinë e më pas në dysheme.
                                                                  Por gruaja nuk dinte si ta ndalonte
                                                                  atë, sepse nuk i mbante mend
                                                                     fjalët që përdoreshin për të

                                                                        ndaluar tenxheren së bluari.




        120
   115   116   117   118   119   120   121   122   123   124   125