Page 116 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 116
Lexojmë
PSE HËNA NUK KA FUSTAN
Një ditë Hëna vrapoi pranë nënës së saj dhe i tha:
– Nënë e dashur, ah, sa do të dëshiroja të kisha edhe unë një
fustan!
– Vogëlushja ime e shtrenjtë, – e përkëdheli e ëma. – Shkojmë te
rrobaqepësi. Ai do të marrë masën dhe do të të qepë fustanin.
Hëna shkoi te rrobaqepësi. Ai i mori masën dhe e porositi që të dukej pas
pesë ditësh. Vrapoi Hëna pas pesë ditësh te rrobaqepësi. Provoi fustanin,
por nuk i bënte: i rrinte i ngushtë, dhe i shkurtër. Jo, Hëna nuk mund ta
vishte atë fustan.
“Unë kam gabuar, kur kam marrë masën”, – mendoi rrobaqepësi dhe i
mori përsëri masë të re.
– Hënë, eja pas pesë ditësh, – i tha ai.
Vrapon Hëna pas pesë ditësh. Rrobaqepësi i provon fustanin. Ai përsëri
nuk i bën Hënës. I rri i ngushtë dhe i shkurtër. Jo, Hëna nuk mund ta
vishte atë fustan.
– Eh, siç duket, përsëri kam gabuar, – mori frymë thellë rrobaqepësi.
– Më duhet të prish çdo gjë
dhe të filloj nga e para.
Ai iu lut Hënës të
mundohej edhe një herë pas
pesë ditësh.
116