Page 113 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 113

Lexojmë

               Ata filluan të bëjnë plane. Nisën t’ua tregojnë edhe prindërve të tyre.

               Prindërit të entuziazmuar nga bëmat e fëmijëve, që nuk kishin ndodhur
            e nuk ishin  dëgjuar kurrë më parë, menduan të gjejnë një rrugëzgjidhje.
            Ata vendosën të bëjnë një urë që të lidhnin dy brigjet e lumit.

               Kështu u tha e kështu u bë.

               U ndërtua një urë e bukur, si një hark ylberi që del në qiell pas një kohe
            të keqe.
                                                                            Fjalë të reja


                                                                     murmuris – flas nën zë.
                                                                     i entuziazmuar – shumë i gëzuar.






















                                                                                 VEPRIMTARI

                                                                                 Gjeni në internet
                                                                              shprehje të ndryshme
                                                                         për tolerancën. Së bashku me
                                                                       mësuesen, zgjidhni shprehjet më
                 LEXOJ DHE KUPTOJ
                                                                         të bukura dhe bëni një poster
                  Plotëso:                                                            me to.
               Në të dy anët e lumit jetonin
               Të dy djemtë e fshatarëve dëshironin
               Fëmijët u takuan dhe
               Prindërit e tyre vendosën
                  Trego ngjarjen, duke u mbështetur në fjalitë e mësipërme.


                 REFLEKTOJ
                   Diskutoni në grupe rreth kuptimit të shprehjes: “Ndërtoni ura dhe jo mure për popujt”.



                SHKRUAJ
                  Ngjyros me blu emrat e numrit njëjës dhe me të kuqe emrat e numrit shumës. Ktheji
                  emrat e numrit njëjës në numrin shumës.



                                                                                                            113
   108   109   110   111   112   113   114   115   116   117   118