Page 112 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 112

Lexojmë





                                       URA E FËMIJËVE



























                Na ishte një herë një lumë i madh. Në të dyja anët e këtij lumi jetonin dy
             fshatarë: njëri në anën e djathtë të lumit, tjetri në anën e majtë të tij. Të dy
             fshatarët ishin të veçuar nga njëri-tjetri. Nuk njiheshin, nuk flisnin.

                Një ditë, kur dielli shkëlqente lart në qiell dhe të gjithë ngroheshin nën
             rrezet e tij, dy fëmijët e vegjël të
             fshatarëve ishin afruar në anët e
             lumit.

                − Sikur të isha rosë dhe të
             mundja të kaloja në anën
             tjetër, − fliste me vete njëri.

                − Sikur të isha peshk dhe
             të mundja të kaloja në anën
             tjetër, − murmuriste tjetri.

                Kështu, një ditë, kur uji i
             lumit ishte pakësuar, të dy
             fëmijët u hodhën në lumë
             dhe filluan të notonin, gjersa u

             takuan në mes të tij. Ata nisën të
             tregojnë historitë e banorëve në të
             djathtë dhe në të majtë të lumit. Një ditë
             tjetër, fëmijët u takuan përsëri në mes të
             lumit.








        112
   107   108   109   110   111   112   113   114   115   116   117