Page 109 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 109
Nuk mund të tregohet dot ajo ditë feste e Lexojmë
agimit që lindi. Sapo u ngrit, Pali pa këpucët. Ai
u çapit deri te dera dhe me këpucët e bukura,
që xixëllonin në këmbët e tij, mësoi të ecë.
Mendoni një fëmijë që mëson të ecë me
këpucët e bëra nga një yll.
Fjalë të reja
pe (penjtë) − fije prej pambuku, leshi, mëndafshi etj., që përdoret për të qepur.
gjumë i thellë − gjumë shumë i rëndë, që nuk dëgjon e nuk ndien asgjë.
LEXOJ DHE KUPTOJ
Renditi fjalitë e mëposhtme sipas radhës së kryerjes së veprimeve (vendos numrat
nga 1-6).
Kur erdhi dimri ajo nisi të qepë këpucë për të gjithë fëmijët e saj.
Nëna kishte shtatë fëmijë.
Një yll i vogël vuri re se njërit prej djemve i mungonte një këpucë.
Djali i vogël mbeti me një këpucë, sepse nënës iu mbarua peri për të qepur.
Djali u gëzua aq shumë, sa filloi të ecë me këpucët që xixëllonin.
Ylli qepi këpucë me fije argjendi për djalin e vogël.
Trego përmbajtjen, duke u mbështetur në fjalitë përmbledhëse.
REFLEKTOJ
Krijo një mbyllje tjetër për këtë përrallë.
SHKRUAJ
Ngjyros me të kuqe emrat në numrin njëjës dhe me blu
emrat në numrin shumës.
109