Page 106 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 106
Lexojmë
PËRSE DIELLI ËSHTË NË QIELL
Dikur Dielli ishte një kalë i zjarrtë që ecte me
revan në pyll.
Një ditë pa një gjuetar që, i habitur,
tendosi harkun për të qëlluar me shigjetë,
por pastaj u ndal. Gjuetari mendoi: “Më
mirë të mos e qëlloj, duket prej zjarri!”.
Dhe e hoqi shigjetën nga harku.
Pastaj shkoi te një plak i urtë dhe i tha:
− Pashë një kalë shumë të bukur prej
zjarri. Çfarë do të jetë, vallë?
Plaku i urtë iu përgjigj:
− Ai është Angiunu, Dielli!
Edhe Angiunu e kishte parë gjuetarin dhe
mendoi:
“Po vazhdova të endem nëpër pyll, herët a vonë gjuetari do të
më qëllojë. Më mirë të shkoj larg ku asnjë shigjetë të mos më arrijë”.
Dhe kështu u ngjit lart, gjithnjë e më lart në qiell.
Por jo gjithmonë qëndron atje lart.
Ka ditë kur kali i zjarrtë kthehet në pyll e lëshohet revan, por larg njerëzve,
që të mos e qëllojnë.
Fjalë të reja
LEXOJ DHE KUPTOJ
revan − vrapi i kalit me hapa
Çfarë ishte Dielli kohë më parë?
të vegjël e të shpejtë.
Si veproi gjuetari kur pa kalin e zjarrtë?
tendos − shtri fort, tërheq.
Çfarë foli gjuetari me plakun e urtë?
Pse kali i zjarrtë u ngjit lart në qiell?
SHKRUAJ
Pse nuk shfaqet herë pas here Dielli në qiell?
Vizato një kalë të zjarrtë: Diellin e dikurshëm!
REFLEKTOJ
Njëherë e një kohë njerëzit besonin se Dielli ishte një kalë i zjarrtë. Ata mendonin kështu, sepse:
nuk dinin të shpjegonin pse Dielli herë pas here ndërronte vend;
Dielli shkëlqente e ngrohte fort.
106