Page 102 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 102
Lexojmë
LIRIA QËNDRON NË MAJË
TË SHPATAVE TONA
Ditët, javët, muajt kalonin… Ushtria turke kishte pësuar shumë humbje.
Sulltan Murati dërgoi te Skënderbeu një nga njerëzit e tij më besnikë.
Ai i kërkoi Skënderbeut që të pranonte paqen, me
kusht që të paguante një haraç të përvitshëm.
Skënderbeu foli i qetë:
− Ti je ushtar i vjetër dhe e di mirë
kush i vë kusht tjetrit. Ai që humbet
apo ai që fiton?
− Ai që fiton, − u detyrua të
pohonte turku.
− Në këtë rast fitimtarët
jemi ne. Atëherë me ç’të
drejtë ju, të mundurit,
kërkoni të na vini kusht
neve, fitimtarëve?!...
Apo se jeni më të
mëdhenj?... Qofshi
shëndoshë!... Ju e dini
mirë se nuk jua kemi
frikën, sepse s’ka më
të madh se ai që ka
të drejtë dhe mbron
vendin e tij. Ne këtë liri
nuk e kemi fituar as me
mëshirë, as me lutje. Liria
e kësaj toke qëndron dhe
do të qëndrojë në majë të
shpatave tona!
Mark Gurakuqi
102