Page 97 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 97
GJEMBAT E IRIQIT Lexojmë
Shumë e shumë vite më parë kafshët që jetonin në pyll vendosën të
zgjidhnin mbretin e tyre. Për të qeverisur do të thirrej kafsha me pamje
dhe gëzof më të bukur.
Luanët, majmunët, arinjtë, lepujt u vunë
në garë kush e kush të zbukurohej më
shumë. Iriqi i gjorë, që asokohe
ia mbulonte trupin një gëzof i
thjeshtë, u paraqit me shpinën e
mbuluar me degë trëndafilash
të lulëzuar. Dhjetë bufat e
zgjedhur për të dhënë gjykimin
nuk patën mëdyshje: iriqi do
të zgjidhej mbret i pyllit dhe
të nesërmen do të kurorëzohej.
Por të nesërmen në mëngjes, iriqit
të gjorë i mbetën vetëm gjembat e
trëndafilave mbi shpinë, sepse lulet dhe
gjethet ishin vyshkur.
Prej asaj dite iriqi mbeti krejt i
mbuluar nga gjembat. Nga turpi Fjalë të reja
për mashtrimin që bëri, ai dilte për të qeverisur – për të drejtuar
nga strofulla vetëm natën. veprimtaritë.
gëzof − lëkurë me qime të gjata që
mbulon trupin e kafshëve.
kurorëzoj – shpall mbret.
LEXOJ DHE KUPTOJ
Çfarë kishin vendosur kafshët e pyllit?
Çfarë cilësish duhej të plotësonte kafsha që do të qeveriste pyllin?
Si po kujdeseshin kafshët e pyllit për të marrë pjesë në garë?
Po iriqi, si u paraqit në garë?
Cilin vlerësoi juria si kafshën-mbret? Pse?
Ç’ndodhi të nesërmen me iriqin?
REFLEKTOJ
Krahaso gëzofin e iriqit në fillim dhe në fund të historisë. A të bind shpjegimi për këtë
ndryshim? Pse?
SHKRUAJ
Shkruaj një mbyllje tjetër për këtë histori.
97