Page 92 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 92

Lexojmë



                       Atëherë kafshët u vunë në rresht: në fillim majmuni, pastaj gjirafa,
                    pastaj luani e krokodili dhe, të gjithë së bashku, e tërhoqën hundën e
                    elefantit me sa fuqi kishin.

                       Pas orësh të tëra mundimi, u dëgjua një teshtimë e fortë dhe miu
                    doli nga hunda e elefantit, madje fluturoi aq lart në qiell, sa preku
                    retë.

                       Që nga ajo ditë elefanti u bë me feçkë. Pra, hunda i mbeti
                    përgjithmonë e gjatë për t’i kujtuar se me mendjemadhësi dhe
                    arrogancë nuk arrihet asgjë.gancë nuk arrihet asgjë.g
                    arro                            gj

                                                                      Fjalë të reja


                                                               për ta zgërlaqur – për ta shtypur.
                                                               iu kacavar – iu ngjit.
                                                               bren – ha diçka, duke e grirë
                                                               grimca–grimca.
                                                               savanë − zonë fushore me bar të lartë
                                                               dhe me pemë e shkurre të rralla.
                                                               arrogancë − sjellje përbuzëse dhe
                                                               mospërfillëse ndaj të tjerëve.



                 LEXOJ DHE KUPTOJ
                   Renditi fjalitë përmbledhëse të mëposhtme sipas radhës së kryerjes së
                   veprimeve (vendos numrat nga 1-8).
                       Miu dhe elefanti bënë fjalë.
                       Tërë kafshët e savanës rendën të ndihmonin elefantin.
                       Njëherë e një kohë elefanti kishte një hundë të vogël.
                       Miu hyri në barkun e elefantit.
                       Kafshët u vendosën në rresht dhe tërhoqën hundën e elefantit.
                       Që nga ajo ditë elefantit i mbeti hunda e gjatë.
                       Miu nuk dilte dot nga hunda, sepse ajo ishte shumë e ngushtë.
                       Miu fluturoi aq lart në qiell, sa preku retë.

                    Ngjyros me blu fjalitë përmbledhëse që i takojnë Hyrjes, me të kuqe ato që i
                   takojnë Zhvillimit dhe me të gjelbër ato që i takojnë Mbylljes.



                REFLEKTOJ
                   Si e kupton mesazhin: Me mendjemadhësi dhe arrogancë nuk arrihet asgjë?
                   Ç’këshillë do t’i jepje elefantit? Po miut?


                SHKRUAJ
                    Shkruaj një mbyllje tjetër për këtë histori.



         92
   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97