Page 95 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 95

Por tani, kjo nuk është më e                                               Lexojmë
            mundur. Për shkak të detyrave
            të rëndësishme që ka, asaj nuk
            i mbetet pothuajse aspak kohë
            e lirë. Megjithëse kjo gjë s’më gëzon,

            unë e kuptoj. Uroj që ajo t’ia dalë mbanë
            me sukses, sepse e dua shumë motrën
            time.




                        Fjalë të reja

                 i izoluar – i veçuar.
                 siguri – gjendje pa asnjë rrezik a të
                 keqe të papritur.
                 i përkushtuar – njeri që përdor të
                 gjitha fuqitë në shërbim të dikujt
                 ose të diçkaje.






             LEXOJ DHE KUPTOJ
               Familja mbretërore e Arendelit ishte:
                larg gjithë njerëzve të tjerë;      afër gjithë njerëzve të tjerë.

               Princeshë Ana dëshironte:
                të dilte nga kështjella;            të qëndronte në kështjellë.
               Ana respektonte rregullat e prindërve ngaqë:
                besonte tek ata;                    kishte frikë prej tyre.

               Elsa mendon se përgjegjësitë e familjes mbretërore janë:
                shumë të rëndësishme;               të zakonshme.
               Ana e uron Elsën:
                që t’ua dalë mbanë punëve;          që të ketë më shumë kohë të lirë.



             REFLEKTOJ
                Kë do të doje të kishe shoqe, Anën apo Elsën? Pse?
                Po ti, a i respekton rregullat që të vendosin prindërit? Pse?

                                                                            Ana                  Elsa
             SHKRUAJ
                 Shkruaj dy të përbashkëta dhe dy ndryshime
                midis Anës dhe Elsës.
                 Vizato qytetin e Arendelit.






                                                                                                            95
   90   91   92   93   94   95   96   97   98   99   100