Page 91 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 91

Lexojmë

               Një ditë, teksa endeshin në park, elefanti pa se frutat dhe lulet e pemëve
            ishin kafshuar aty-këtu. Pa humbur kohë, ai shkoi te miu dhe i tha:

               − Ka ardhur koha që të kërkosh një vend tjetër për të jetuar, sepse po
            shkatërron tërë bukuritë e parkut.

               − Jo, ti duhet të largohesh, sepse shkel barin, lulet dhe insektet e vogla,
            me thundrat e tua të rënda, − i tha miu.

               Elefanti i nxehur në kulm ngriti thundrat për ta zgërlaqur miun. Por
            kafsha e vogël u tregua më e shpejtë dhe iu kacavar mbi shpinë. Kur pa
            se nuk kishte ku të fshihej, miu u fsheh në barkun e elefantit.

               Ai nisi të brente aty-këtu brenda barkut të elefantit.

               − Ah, ah! – bërtiste elefanti, duke u hedhur përpjetë. – Ndihmë!
               Tërë kafshët e savanës, me të dëgjuar britmat e elefantit, rendën ta

            ndihmonin.

               − Dil jashtë, miush, askush s’do të të bëjë keq, – tha luani.
               − Mirë thua ti, − iu përgjigj miu, − po nga të dal?

               − Nga goja, − u përgjigjën njëzëri kafshët.

               − Nuk dua, − kundërshtoi miu. − Goja e elefantit vjen erë të rëndë.

               − Dil nga veshët, − thanë kafshët.

                         − Janë shumë të mëdhenj, kam frikë mos humbas, − u përgjigj miu.
                                        − Shumë naze paske! Atëherë dil nga hunda, − i

                                                     propozuan kafshët.
                                                                          Miushi nisi të ngjitej nga

                                                                    barku deri në hundë, por
                                                                      në një pikë u ndal, sepse
                                                                           hunda ishte shumë e
                                                                               ngushtë.























                                                                                                             91
   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96