Page 86 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 86

Lexojmë





                           GABIMI I TRAKA-TRUKUT


                Na ishte një kukull që quhej Traka-Truk. Ajo jetonte në një dyqan. Aty
             jetonte edhe një karrocë e vogël me katër rrota, që quhej Ush-pa-kalë. E
             dini sa e donin njëra-tjetrën? Shumë, shumë! Kur shitësi shkonte në shtëpi
             për të fjetur, karroca e merrte Traka-Trakun dhe e shëtiste nëpër dyqan.
             Traka-Truku kënaqej e thërriste: “Urra, urra! Hapuni, hapuni se ju shtypi
             karroca Ush-pa-kalë!”.

                                     Kështu kaluan shumë kohë. Një herë shitësi solli në dyqan
                                    disa tullumbace ngjyra-ngjyra. I vendosi në një raft pranë
                                      kukullës Traka-Truk dhe karrocës Ush-pa-kalë. Traka-
                                           Trukut nuk i pëlqyen fare ato copa llastiku si trasta

                                            bosh. Mirëpo ç’na ndodhi një ditë? Një fëmijë bleu
                                            një tullumbace dhe e fryu pikërisht aty, në dyqan.

                                           − Uaaa, sa e bukur u bëka tullumbacja kur fryhet!
                                  – tha Traka-Truku.
                              − Vërtet, shumë e bukur u bëka, − tha edhe karroca.

                             Kaq deshi Traka-Truku. U nda nga karroca dhe zuri shoqëri me

                         tullumbacen Bojë Qielli.
                          − Lozim bashkë Traka-Truk? Ti hip në shpinën time dhe unë të
                               vrapoj, − i tha karroca.

                                            − Jo, jo, unë do të fluturoj në qiell me tullumbacen...
                                         Ti ecën vetëm në tokë, si breshkat, − i tha Traka-Truku,

                                        pastaj iu kthye tullumbaces: − Po të të fryj, do të më
                                        ngjitësh në qiell?
                                         − Ëhë, − ia ktheu tullumbacja.

                                           Karrocës Ush-pa-kalë i erdhi për të qarë që Traka-
                                          Truku po largohej, po ç’të bënte?

                                                 Ditën tjetër Traka-Truku fryu tullumbacen që
                                                quhej Bojë Qielli.

                                                     − Kapu fort pas meje! – i tha ajo.
                                                       Ashtu bëri Traka-Truku. Tullumbacja doli nga
                                                        dritarja e dyqanit dhe u ngjit lart, drejt qiellit.
                                                                Ngjitu e ngjitu, arriti te retë e bardha.
                                                                            Traka-Truku      thërriste     e
                                                                                  kënaqur:




         86
   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91