Page 85 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 85

Njohuri për gjuhën


      NJOHURI TË PËRGJITHSHME PËR EMRIN



                        NJERI                         KAFSHË                           VEND
                         vajzë                         maçok                           lumë










                        EJONA                           TOKU                           DRIN

              Kujtoj

             Emra janë fjalët që tregojnë njerëz, kafshë, sende, vende, ndjenja, dukuri etj.
             Emrat janë          të përgjithshëm (vajzë, maçok, lumë) kur tregojnë njerëz,
                                  kafshë, sende, vende etj.
                                  të përveçëm (Ejona, Toku, Drin) kur tregojnë emrat e veçantë
                                  që u vëmë njerëzve, kafshëve, sendeve dhe vendeve për
                                  t’i dalluar nga të tjerët. Këta emra shkruhen gjithnjë me
                                  shkronjë të madhe.

             1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1  Nënvizo me ngjyrë të kuqe emrat e përgjithshëm dhe me ngjyrë blu emrat
                e përveçëm.

               Një avion fluturonte mbi detin Jon.
               Kam shkuar në Vlorë me kushërinjtë e mi, Ilarian dhe Valonin.

               Sara është ulur në divan bashkë me qenin e saj Jargo.
               Personazhi që më pëlqen më shumë, është Hirushja.

             2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2  Shkruaj nga 5 emra të përveçëm pranë emrave të përgjithshëm, sipas
                modelit.

               Qytet: Elbasani

               Shok/shoqe: Endri
               Qen: Lesi

               Skuadër futbolli: Skënderbeu

               Lumë: Drini


             3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3  Në fjalitë e mëposhtme disa emra janë shkruar gabim. Gjej gabimet dhe
                shkruaji përsëri fjalitë, duke i ndrequr gabimet.

               Unë kam bërë një lojë me lepurushin moku.
               Mësuesja na njoftoi se nesër do të shkonim me autobus në berat.
               Më shumë u gëzuan Blerta, valoni, dreni.
               Në berat kalon lumi osum.

                                                                                                            85
   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90