Page 83 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 83

Flasim



                                                         DITA E VERËS


                                     Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Festimi
                                   kryhet në nderim të natyrës së bukur dhe të bimësisë.


             1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1  Shihni fotografitë dhe diskutoni në grupe rreth tyre, duke iu përgjigjur
                pyetjeve:

               Si duken qytetet? Pse rrugët e tyre janë mbushur plot me njerëz?

               Si janë veshur fëmijët?

               Çfarë po festohet? Nga e kuptoni këtë?
               Cila është ëmbëlsira tradicionale e kësaj feste? Tregoni ç’dini për të.


























             2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2   Joni dhe motra e tij e nisin ritualin e Ditës së Verës në mbrëmjen para festës. Çdo

                vit ata shkojnë te gjyshja në fshat dhe, sipas porosisë së saj, futin në shtëpi një tufë

                të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun. Gjyshja iu vendos verore në
                kyçin e dorës dhe, pas kësaj, ata shkojnë në sheshin e fshatit për t’u bashkuar me
                njerëzit e tjerë që ndezin zjarre festive. Të rriturit bisedojnë dhe bëjnë shaka me

                njëri-tjetrin, kurse të vegjlit luajnë, duke i ardhur zjarrit rrotull.



            Do të të pëlqente të ishe pjesë e këtyre festimeve në fshat? Si
            mendon, pse festohet ndryshe në qytet?


             3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3   Çdo krahinë e vendit tonë, ka ritualin e saj të lashtë për
                ta festuar 14 Marsin. Përshkruaj si festohet ai në qytetin
                ose fshatin tënd.





                                                                                                            83
   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88