Page 81 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 81

− Buf, ti do të na sjellësh një balonë fluturuese.                          Lexojmë

               − Gomar, ti do të na sjellësh tullumbacet e festës.
               − Unë do të sjell mbulesën e tavolinës, − tha Lepuri, − ndërsa ti, Puh, sill

            Kristofer Robin.

               Mirëpo të gjithë ishin shumë të zënë, duke kërcyer lart e poshtë dhe
            duke folur rreth festës. − Festë! Festë! Ne do të bëjmë një festë! – këndonin
            ata, pa e pasur mendjen te fjalët e Lepurit.

               Kur secili prej tyre arriti në banesën e vet, nuk po e mbante mend se
            çfarë duhej të sillte në festë.

               “Një orë... apo një top? Një mbulesë tavoline!” Pikërisht fjalinë e fundit
            kujtoi secili prej tyre.
               Rrugës për te Gjashtë Pishat, Puhu, që kishte me vete mbulesën me

            katrorë të bardhë e të verdhë, takoi Derrkucin.

               − Sa gjë e çuditshme! – tha Puhu. – Lepuri na paska kërkuar të dyve nga
            një mbulesë tavoline.
               − Ndoshta ngaqë do të jetë festë e madhe, − u përgjigj Derrkuci.

               Kur arritën te Gjashtë Pishat, Puhu dhe miqtë e tij e kuptuan se diçka
            nuk shkonte. Në tokë ishin shtruar katër mbulesa tavoline, por s’kishte as

            ushqime, as zbukurime! Dhe nuk ishte aty as Kristofer Robi.
               Pikërisht në atë kohë, Kristofer Robi po ecte aty pranë. U çudit kur pa
            miqtë e tij të ulur rreth katër mbulesave. Edhe Uini e Derrkuci mbanin





































                                                                                                             81
   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86