Page 76 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 76
Lexojmë
NJË MIK DRAGUA
Ishte ora për të ngrënë zemrën. Pieri dhe shoku i tij i ri zbritën në
kuzhinë.
– Ç’pret? Hape sobën! – thirri dragoi i vogël. – Po më grin aq fort uria
sa më janë errur sytë.
Dragoi i vogël kërciti gjuhën pas
qiellze dhe u ushqye me zjarr, si
të gjithë dragonjtë e tjerë. Atë, s’e
mbante vendi dhe tundte bishtin
nga kënaqësia e madhe.
– Ke dëshirë ta provosh pak? – e
pyeti Pierin.
– Njerëzit nuk hanë zjarr! – qeshi
Pieri.
– Po çfarë të pëlqen ty? – deshi
të dinte dragoi i vogël.
– Çokollata, – tha Pieri.
– Ke dëshirë ta provosh një
copë?
Dragoi i vogël bëri jo me
kokë.
– Dragonjtë hanë vetëm zjarr! – dhe
ndërkaq i mori erë. – Vetëm se paska aromë
të mirë! A mund të hedhësh një copëz të vogël
në zjarr?
– Prishur mos qoftë.
Pieri hapi sobën dhe hodhi dy copa të vogla
çokollate mes flakës.
– Mmmm, – lëpiu buzët nga kënaqësia dragoi i
vogël. – Mmmm! E mirë! Kurrë s’kisha ngrënë zjarr me
çokollatë!
I. Korshunov
76