Page 73 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 73

DY PESHKATARË                                       Lexojmë



               Mes shkëmbinjve ujorë po rrinin dy peshkatarë. Njëri ishte plak, në
            kokë mbante një kapelë kashte. Fytyrën e kishte buçkane: faqet dhe
            buzët ia mbulonin qimet e holla të bardha; sytë i kishte të fryrë, hundën
            e kuqe dhe duart të rreshkura nga dielli.

               Hodhi në det, larg, një kallam peshkimi dhe rrinte ulur mbi një shkëmb,
            me këmbët që i vareshin mbi ujin gjelbërosh.

               Pas shpinës së tij, me bërrylin mbështetur pas një guri, rrinte një djalosh
            me fytyrën e nxirë nga dielli dhe sytë e zinj, i zhdërvjellët e trupin si
            lastar. Mbante një beretë të kuqe dhe pantallona ngjyrë qielli të
            përveshura deri në gju. I përqendruar,  këqyrte  detin atje tutje,
            ku luhateshin shiritat e vegjël të errët të barkës së peshkimit.
            Diku larg, mbrapa tyre, mezi shquhej një velë e bardhë e
            palëvizshme, që u tret në ajrin e nxehtë si një re.












                        Fjalë të reja


                 duar të rreshkura – duar të nxira fort nga dielli.
                 i zhdërvjellët – i shkathët.
                 lastar –  degë e njomë, e gjatë, e hollë dhe e drejtë.
                 këqyr – shoh me vëmendje.
                 luhatem –  lëkundem sa andej-këtej.




              LEXOJ DHE KUPTOJ
               Ku ndodheshin dy peshkatarët?
               Pse po qëndronin midis shkëmbinjve
               ujorë?
               Në cilën stinë personazhet kishin dalë të
               peshkonin? Nga e kupton këtë?
               Ku ndryshonin ata nga njëri-tjetri?



             SHKRUAJ
               Përfytyro bisedën midis dy peshkatarëve dhe plotëso
               dialogët me fjalitë e duhura.



                                                                                                            73
   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78