Page 70 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 70
Lexojmë
VJESHTA E ARTË
Na ishte një herë një vogëlushe që jetonte në një qytet të madh me
pak pemë. Ajo s’e kishte parë kurrë vjeshtën e artë. Kur dëgjonte të
flitej për të, pyeste të atin:
− Vërtet e artë është?
− E artë, e artë, − i përgjigjej babai.
Dhe vogëlushja mendonte: “Ndonjëherë do të shkoj atje ku ndodhet
vjeshta e artë. Do të marr pak ar dhe do të blej me të shtatë kukulla, një
kukull për çdo ditë të javës”.
Babai i foli edhe një herë tjetër për vjeshtën e artë dhe vajza përsëri
e pyeti:
– Je i sigurt që është e tëra e artë?
– E tëra e artë, e tëra e artë! – iu përgjigj i ati.
Dhe vajza mendoi me vete:
“Kur të shkoj atje ku ndodhet vjeshta e artë, do të marr pak ar dhe do
të blej me të tridhjetë kukulla, një kukull për çdo ditë të muajit”.
Një herë tjetër mendoi: “Ndoshta do të marr pak më tepër ar dhe do
të blej treqind e gjashtëdhjetë e pesë kukulla, një për çdo ditë të vitit”.
70