Page 74 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 74
Dëgjojmë
NJË DITË NË STADIUM
1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 Dëgjo pjesën e parë të tregimit, duke mbajtur shënime për çështjet kryesore.
Visit i pëlqen shumë futbolli. Sa herë që shokët luajnë futboll, ai merr
pjesë në lojë. Ai e ka qejf pozicionin e sulmuesit, por luan edhe në pozicione
të tjera. Gjithnjë zbavitet pa masë.
Visi shikon pothuajse çdo ndeshje që transmetohet në televizor.
Megjithatë, dëshira e tij më e madhe është të shkojë në stadium për të
parë një ndeshje.
Përgjigju pyetjeve:
Cili është personazhi kryesor në tregim?
Çfarë i pëlqen atij?
Cila ishte dëshira e tij më e madhe?
A mendon se ai do ta realizojë dëshirën e tij më të madhe? Pse mendon kështu?
2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 Dëgjo pjesën e dytë të tregimit, duke veçuar detaje nga teksti.
Duke ditur dëshirën e tij, babai i bëri një dhuratë. Ai gjeti bileta për
ndeshjen Tirana-Partizani. Të dy shkuan në stadium.
Ndeshja filloi. Stadiumi ishte plot me njerëz që thërrisnin me të madhe.
Gjysma e njerëzve thërriste “Tirona, Tirona!”. Gjysma tjetër thërriste
Partizani, Partizani! . Ed
“Partizani, Partizani!”. Edhe Visi thirri “Tirona,
Tirona!” kur skuadra e Tiranës bëri
Tirona!” kur sku
një aksion të bukur dhe shënoi
një aksion t
një gol. Por, ai thirri dhe
një gol
“Part
“Partizani, Partizani!” kur
sku
skuadra e Partizanit bëri
të
të njëjtën gjë.
74