Page 77 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 77
Fjalë dhe shprehje të reja Lexojmë
për të ngrënë zemrën – për të ngrënë vaktin midis drekës dhe darkës.
më grin aq fort uria – më ka marrë aq shumë uria.
më janë errur sytë – nuk shoh, sepse nuk kam fuqi.
kërciti gjuhën pas qiellze – përplasi me zhurmë gjuhën te qiellza.
prishur mos qoftë – nuk po ta prish qejfin.
LEXOJ DHE KUPTOJ
Shëno me dhe
Pieri dhe shoku i tij, dragoi zbritën në kuzhinë për të ngrënë darkë.
Dragoi ishte aq i uritur sa iu errësuan sytë.
Dragoi tundte bishtin nga kënaqësia që hëngri fruta për zemër.
Pieri donte të provonte zjarrin.
Dragoit i pëlqeu aroma e çokollatës.
Pieri hodhi dy copa çokollatë në mes të flakës për dragoin.
Vështro ilustrimet dhe poshtë secilit prej tyre shëno se ç’pjesë të tregimit
paraqet: hyrjen, zhvillimin apo mbylljen.
REFLEKTOJ
Trego pjesën, duke u mbështetur në ilustrimet e mësipërme.
SHKRUAJ
Shkruaj nga një fjali për çdo ilustrim.
77