Page 80 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 80

Lexojmë






                                  FESTA E PRANVERËS


                Një ditë prej ditësh, Derrkuci e pyeti arushin Uini Puh:
                − A e di se çfarë dite është sot?

                Arushi po përpiqej të gjente një përgjigje, por zhurma e një kërcimi e
              ndërpreu.

                − A nuk ju duket një ditë e lumtur dhe e bukur? – thirri Tigri, ndërsa
              hidhej dhe përdridhej.

                − Po, ashtu është, − tha Derrkuci. – Epo, është dita e parë e pranverës!

                − Kam mendimin të organizojmë një festë për ditën e parë të pranverës!
              – tha Uini Puh. – Një festë me shumë mjaltë!

                − Edhe me shumë lojëra e kërcime! – thirri Tigri.

                − Do të ftojmë edhe Kristofer Robin, − shtoi Derrkuci.

                − Mendim i shkëlqyer! – tha Lepuri kur miqtë e tij i shfaqën idenë e një
              feste. – Veçse, duhet të ndajmë detyrat.

                Të gjithë u mblodhën në kopshtin e Lepurit për t’u organizuar për Festën
              e Pranverës.
                −     Festimet do të fillojnë në orën tre, te Gjashtë Pishat, − tha Lepuri.

                             Arushi Puh dhe të tjerët brohoritën nga gëzimi.
                             Arushi Puh dhe të tjer
                                      − Mbani qetës
                                      − Mbani qetësi! – vazhdoi Lepuri. – Po ju lexoj listën e
                                       gjërave që duhet të sjellë secili.
                                       gjërave që du
                                                         − Derrkuc, ti do të sjellësh stika pishash
                                                        dhe... lëng frutash. Tigër, ti do të na gjesh
                                                        d
                                                        z
                                                        zbukurime, − vazhdoi ai udhëzimet.

























         80
   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85