Page 66 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 66

Lexojmë





                                   SUPË DHE SANDUIÇ

                Një djalë shumë i veçantë ishte aq i uritur, saqë një tas me

             supë me makarona alfabet, që e kishte përgatitur nëna
             e tij, nuk do ta ngopte dot. Prandaj e shtyu tasin. Nuk
             donte të hante supë. Donte të hante diçka tjetër.

                Ky djalë donte një sanduiç të veçantë,  një sanduiç që
             zakonisht nuk e hanin fëmijët e vegjël. Pra, ai donte një
             sanduiç gjigant, të lartë sa një mal!

                Kështu që, djali i vogël mbylli sytë dhe shprehu një
             dëshirë të veçantë.

                Ai mendoi një sandëshirë (sanduiçin e dëshirës).

                Në fillim dëshiroi dy feta bukë të ngrohta, nga furra.
             Me mendje, preu një fetë aq të madhe, sa iu desh të
             përdorte sharrën në vend të thikës.

                Pastaj e kishte radhën djathi. Ai kërkoi të kishte djathë
             të bardhë dhe djathë kaçkavall. Mirëpo në fund, kërkoi
             edhe një kuti të madhe me djathë të shkrirë.

                Pastaj shprehu dëshirën që të kishte mish të llojeve të
             ndryshme: mish viçi, pule dhe gjeli deti.

                Iu desh të ndalej në mes të dëshirës dhe të kërkonte një shkallë
             dëshirash.

                U ngjit mbi shkallë që të mund të vinte gjëra të tjera mbi
             sandëshirën e tij.

                Vendosi sipër sallatë jeshile, domate të
             freskëta, kastravecë turshi. Pastaj shtoi erëza
             dhe qepë nga ato që të djegin sytë.

                Hipi dhe zbriti nga shkalla e dëshirave. Vazhdoi të
             stivonte gjithnjë e më shumë përbërës.

                Së fundi, iu desh të kërkonte një vinç që të vendoste
             fetën e bukës në majë të sandëshirës së tij.

                Ja ku ishte!

                Ishte një kilometër i lartë, vakt i hatashëm.
                Ishte një sandëshirë që nuk ngjasonte me asnjë
             sanduiç që ishte porositur ndonjëherë.



         66
   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71