Page 67 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 67
Djali ishte gati të hante. Po nga t’ia fillonte? Lexojmë
U soll rreth e rrotull sandëshirës, duke parë lart e poshtë. Nuk kishte si ta
hante atë sandëshirë. Nuk kishte rrugëzgjidhje.
Djali u mbështet te sanduiçi, mbylli sytë dhe shprehu një tjetër dëshirë.
Shprehu dëshirën që të kishte një supë me makarona alfabet, të përgatitur
nga nëna e tij dhe një sanduiç të ngrohtë.
Pasi hëngri, pëshpëriti me ëmbëlsi:
− Faleminderit, mami, ishte shumë e shijshme!
sipas S. Kosgrov
Fjalë të reja
makarona alfabet – makarona të vogla që janë në formë shkronjash.
stivoj – vendos një sasi gjërash në radhë njërën mbi tjetrën.
vakt i hatashëm – një vakt (mëngjesi, dreka ose darka) shumë i mirë.
LEXOJ DHE KUPTOJ
Pse e shtyu djali tasin e supës?
Ç’dëshironte të hante ai?
Si ishte sanduiçi që po formohej në përfytyrimin e tij?
Arriti ta hante sanduiçin që përfytyroi? Pse?
Cila ishte dëshira e radhës?
Si iu duk supa e sanduiçi që i kish përgatitur nëna?
REFLEKTOJ
Po ti, cilin ushqim pëlqen më shumë?
A t’i plotësojnë të gjitha dëshirat në të ngrënë? Pse?
SHKRUAJ
Shëno me sanduiçin që të pëlqen më shumë.
Shkruaj përbërësit e sanduiçit tënd të preferuar.
67