Page 63 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 63
Lexojmë
– Por pa kujtime je si një lule pa rrënjë, apo si një lule e shkulur...
– Por nuk mund të rrosh me kujtime. Po më mërzit, Xhani.
– S’është gjë e lehtë të nisesh për diku kur nuk e di as se ku ndodhet.
– Përse nuk i hedh një sy hartës gjeografike? Pastaj se mos do të shkojmë
në Amerikë...
– Harta gjeografike ka vetëm emra. Kurse unë kujtoj ngjarjet, gjërat,
njerëzit dhe në hartë nuk i sheh çfarë ngjarjesh, çfarë gjërash do të gjej, ku
do të shkojmë. Nuk dua të shkoj te burri që të heq kujtimet. Nuk do të më
mbetej asgjë nga këto vite shkolle.
L. Tumiati Fjalë të reja
ta ka ënda – të pëlqen.
darë – vegël e metaltë, e
LEXOJ DHE KUPTOJ
përbërë nga dy krahë që
Pse ishte i trembur Xhani?
shërbejnë për të kapur e
Me kë bisedoi ai për shqetësimin që kishte?
shtrënguar diçka.
Çfarë i propozoi Paku? rrufis – pi pak nga pak diçka.
Pranoi Xhani t’i fshijë kujtimet e veta? Pse? të mbyt brenga – trishtohesh
shumë.
REFLEKTOJ
Cilat janë kujtimet e tua më të bukura, të cilat nuk do të doje t’i fshije nga kujtesa?
Si do të ndiheshe nëse një ditë do të zgjoheshe dhe nuk do të mbaje mend asgjë?
SHKRUAJ
Shëno me gjërat që Xhani do të donte t’i kujtonte.
63