Page 59 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 59

Përndryshe dhëmbi i shtrembër do të të shëmtojë. Dhe                          Lexojmë
            s’është kjo kryesorja. Do të të pengojë të hash,
            do të të vrasë gjuhën, do të të pengojë të
            flasësh mirë dhe do të të dëmtojë edhe
            dhëmbët fqinjë, lart e poshtë... Pra,

            ka shumë probleme!...
               Vajza mezi kapërdiu pështymën
            në grykën e tharë. Mjekja i

            përkëdheli me butësi flokët.

               − Kur të rritesh, Elona, ti do ta
            kujtosh këtë ditë. Do të thuash: “Sa
            mirë që e dëgjova dentisten”... Se
            sa vlen qoftë edhe një dhëmb këtë e
            dimë ne të rriturit...

               Prindërit pohuan me kokë, duke i dhënë
            të drejtë.

               − Kur do ta vë aparatin? – pyeti Elona me zë të dridhur.

               − Kur?!... Kur të duash ti, Elona! Sot, sigurisht që jo!... Mendohu këto
            ditë. Dëshiroj që ti të vish vetë tek unë, të vish plotësisht e bindur dhe me
            dëshirën e mirë për të ndihmuar veten...

               Vajza mori frymë thellë si të mos ngopej. Le të bëhej ç’të bëhej. Më mirë
            e shëmtuar disa muaj, një vit... sesa një jetë të tërë...

               Mjekja ia kërkonte këtë gjë. Prindërit gjithashtu.

               − Ma vendos tani! – tha ajo papritur. – Tani!...
               Në sytë e vajzës mjekja lexoi një vendosmëri e vullnet të pazakontë. Ajo
            vështroi prindërit e Elonës, të cilët i buzëqeshën disi të lehtësuar.

               − Të lumtë, Elona! – thirri mjekja, ndërsa përkulej mbi  poltronën e
            dentistit, dhe e përqafoi vajzën me kënaqësi.

                                                                                              Flamur Topi




                              Fjalë dhe shprehje të reja


                       aparat – pajisje e përbërë prej pjesësh të imëta e të punuara me
                       përpikëri, që përdoret për të drejtuar dhëmbët. 
                       poltronë e dentistit – ndenjëse në formë kolltuku, ku janë të vendosura
                       mjetet që i nevojiten mjekut.




                                                                                                            59
   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64