Page 88 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 88

Dëgjojmë






                                  GJELI DHE DHELPRA

              1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1   Dëgjo pjesën e parë të fabulës. Përgjigju pyetjeve. Parashiko çfarë ndodh
                  në vijim.

                 Mbi degën e një  shkurreje, mbi  qymez, rrinte një gjel që të gjithë e
              mbanin për shumë mendjemprehtë. Kaloi një dhelpër, që me pamje të
              pafajshme i tha:

                 − E more vesh? Që sot, ne kafshët do të jetojmë në paqe. Ju gjelat nuk
              duhet të keni më frikë, sepse ne dhelprat do të jemi si motra për ju. Zbrit

              që aty se dua të festoj, duke të dhënë një puthje. Vetëm se, nxito pasi më
              duhet ta përhap anembanë lajmin e mirë.


                   Cilët janë personazhet e kësaj fabule?

                   Ku qëndronte gjeli?

                   Çfarë i propozoi dhelpra gjelit?
                                                                               Kërko në fjalor për të
                   Si mendoni se vazhdon fabula?
                                                                               gjetur kuptimin e fjalëve
                                                                               me të kuqe në tekst.



                                                     2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2  Dëgjo pjesën e dytë të fabulës. Përgjigju
                                                          pyetjeve. Parashiko çfarë ndodh në
                                                              vijim.

                                                                  − Mikja ime, – iu përgjigj gjeli
                                                                    serioz, – jam vërtet i prekur
                                                                      nga lajmet që më sjell dhe
                                                                        të jam shumë mirënjohës.
                                                                         Madje do të doja që këtij

                                                                          përqafimi t’i bashkohej
                                                                          edhe ai qeni i gjuetisë atje
                                                                          tej. Dhe ndërkohë që ai
                                                                          bashkohet me ne, unë po
                                                                          zbres, kështu që paqja mes
                                                                          nesh do të kurorëzohet më
                                                                         së miri.











         88
   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93