Page 87 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 87
Lexojmë
− Urra! Urra! Sa bukur qenka këtu! Kurse atje poshtë, ku ka mbetur karroca
Ush-pa-kalë, nuk është hiç bukur...
Fryu pak erë dhe e përzuri tutje tullumbacen atje ku dielli përvëlonte.
− Bubuuu, ç’na gjeti! – tha tullumbacja dhe plasi nga të nxehtët. Tani
Traka-Truku s’kishte ku të mbahej më dhe po rrokullisej poshtë, drejt tokës.
Rrokullisej e bërtiste e lebetitur.
− Oleleeee! Oboboo! Ç’na bëre moj tullumbace! Oh, oh, do të bëhem copa-copa!
Nga frika i ra të fikët dhe nuk e ndjeu fare kur ra në një gropë me llucë.
Kur u përmend, karroca Ush-pa-kalë po e shpinte te doktori i dyqanit...
Karroca ndjeu t’i njomej shpina. Ajo e kuptoi: kukulla Traka-Truk po qante
nga turpi. Ajo i pëshpëriti karrocës Ush-pa-kalë te veshi:
− Më fal! Ti je shoqe shumë e mirë,
Fjalë të reja
kurse unë...
Karroca Ush-pa-kalë ecte drejt dyqanit
trastë − çantë e madhe që shërben për
e gëzuar se kishte shpëtuar shoqen nga të marrë me vete sende të ndryshme.
rreziku. përvëlon – është shumë i nxehtë.
Skënder Hasko i lebetitur – i tmerruar.
LEXOJ DHE KUPTOJ
Renditi fjalitë përmbledhëse të mëposhtme sipas radhës së kryerjes së
veprimeve (vendos numrat nga 1-9).
Karroca nuk i mbajti inat kukullës, por e çoi te mjeku.
Karroca Ush-pa-kalë e shëtiste çdo natë kukullën nëpër dyqan.
Shitësi solli në dyqan disa tullumbace ngjyra-ngjyra.
Tullumbacja plasi dhe kukulla po rrokullisej e trembur drejt tokës.
Kukulla i kërkoi falje për sjelljen e saj, karrocës Ush-pa-kalë.
Kukulla Traka-Truk dhe karroca Ush-pa-kalë jetonin në një dyqan.
Kukulla u nda nga karroca dhe zuri shoqëri me tullumbacen që quhej Bojë Qielli.
Duke shëtitur nëpër qiell, ato iu afruan diellit.
Traka-Truku vendosi të largohej nga dyqani bashkë me Bojë Qiellin.
Trego përmbajtjen, duke u mbështetur në fjalitë përmbledhëse.
REFLEKTOJ
Po ti mërzitesh ndonjëherë me shoqen/shokun tënd?
Përse? Na trego si sillesh në këto raste.
SHKRUAJ
Nga kjo pjesë mësojmë:
Shoku i mirë njihet në ditë të vështira.
Bëj shokë të rinj, por të vjetrit mos i harro.
Të dyja bashkë.
87