Page 98 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 98

Lexojmë





                                        KECI I PËRHIMË


                Na ishte një djalë që quhej Omer. Omeri ishte djali i një trimi të madh që
             jetonte në bjeshkë. Ai u rrit më shpejt se moshatarët e tij. Kur u bë gjashtë
             vjeç, dukej sikur ishte dymbëdhjetë. Një ditë Omeri iu lut nënës:

                − O nënë, edhe unë dua ta kullot tufën e kecave në bjeshkë. Tani u rrita.

                − Ti je ende i vogël, o bir, kurse bjeshka është e madhe. Kam frikë se tufa
             do të shpërndahet dhe kecat do të humbasin.

                − Jo, nënë, mos ki merak. Unë nuk do t’i heq sytë nga tufa.

                − Omeri e çoi tufën në bjeshkë. Papritur, një kec i përhimë, me veshë të
             mëdhenj, u shkëput nga tufa. Ai u largua duke kërcyer hop këtu e hop atje.

                − Obobo! Ç’më gjeti! − u shqetësua Omeri. − Ky do të më turpërojë para
             nënës.
                Ai vrapoi pas kecit. E ndoqi deri poshtë bjeshkës, derisa më në fund e

             kapi.

                Në mbrëmje zbriti poshtë me tufën dhe e futi në vathë.
                − Si e kalove ditën? − e pyeti nëna.

                − Mirë, nënë, po ai keci i përhimë më ka lodhur boll. Mezi e futa në tufë.

                                                                    − Kec të përhimë ne nuk kemi!
                                                                    − u çudit nëna.

                                                                            − Po, moj nënë. E di kush
                                                                            është? Ja, ai keci me
                                                                                 veshë të mëdhenj.






























         98
   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103