Page 107 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 107

Njohuri për gjuhën


           LAKIMI I EMRAVE NË NUMRIN SHUMËS




            Tabela e lakimit të emrit xhupi në numrin shumës

                 Rasa                   Pyetjet                                Shembuj
                                                              Trajta e pashquar       Trajta e shquar
             emërore       Kush? Cilët? Cilat?                (disa) xhupa            xhupat
             gjinore       I kujt? E kujt?                    i/e (disa) xhupave      i/e xhupave
             dhanore       Kujt? Të cilëve? Të cilave?        (disa) xhupave          xhupave
             kallëzore     Kë? Cilët? Cilat?                  (disa) xhupa            xhupat
             rrjedhore     Prej kujt? Prej cilëve? Prej cilave? (disa) xhupave/-sh    prej xhupave/-sh


            Tabela e lakimit të emrit jeleku në numrin shumës

                 Rasa                   Pyetjet                                Shembuj
                                                              Trajta e pashquar       Trajta e shquar
             emërore       Kush? Cilët? Cilat?                (disa) jelekë           jelekët
             gjinore       I kujt? E kujt?                    i/e (disa) jelekëve     i/e jelekëve
             dhanore       Kujt? Të cilëve? Të cilave?        (disa) jelekëve         jelekëve
             kallëzore     Kë? Cilët? Cilat?                  (disa) jelekë           jelekët
             rrjedhore     Prej kujt? Prej cilëve? Prej cilave? prej (disa) jelekësh  prej jelekëve

            Tabela e lakimit të emrit palltoja në numrin shumës

                 Rasa                   Pyetjet                                Shembuj
                                                              Trajta e pashquar       Trajta e shquar

             emërore       Kush? Cilët? Cilat?                (disa) pallto           palltot
             gjinore       I kujt? E kujt?                    i/e (disa) palltosh     i/e palltove
             dhanore       Kujt? Të cilëve? Të cilave?        (disa) palltosh         palltove
             kallëzore     Kë? Cilët? Cilat?                  (disa) pallto           palltot
             rrjedhore     Prej kujt? Prej cilëve? Prej cilave? prej (disa) palltosh  prej palltove
             1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1  Lako emrat rruga, oborri dhe shoku në trajtën e shquar dhe të pashquar të
                numrit shumës.


             2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2  Shkruaj fjali, në të cilat të përdorësh emrat:

            libri, rasa kallëzore, trajta e pashquar, numri shumës;

            fletorja, rasa dhanore, trajta e shquar, numri shumës;
            mësuesja, rasa gjinore, trajta e shquar, numri shumës;

            bregu, rasa rrjedhore, trajta e pashquar, numri shumës;

            fjala, rasa emërore, trajta e pashquar, numri shumës.





                                                                                                            107
   102   103   104   105   106   107   108   109   110   111   112