Page 105 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 105

Tabela e lakimit të emrit jeleku në numrin njëjës                            Njohuri për gjuhën

                 Rasa                    Pyetjet                               Shembuj
                                                               Trajta e pashquar Trajta e shquar
             emërore        Kush? Cili? Cila?                  (një) jelek           jeleku
             gjinore        I kujt? E kujt?                    i/e (një) jeleku      i/e jelekut
             dhanore        Kujt? Cilit? Cilës?                (një) jeleku          jelekut
             kallëzore      Kë? Cilin? Cilën?                  (një) jelek           jelekun
             rrjedhore      Prej kujt? Prej cilit? Prej cilës?  prej (një) jeleku    prej jelekut


            Tabela e lakimit të emrit palltoja në numrin njëjës

                 Rasa                    Pyetjet                               Shembuj
                                                               Trajta e pashquar Trajta e shquar
             emërore        Kush? Cili? Cila?                  (një) pallto          palltoja
             gjinore        I kujt? E kujt?                    i/e (një) palltoje    i/e palltos
             dhanore        Kujt? Cilit? Cilës?                (një) palltoje        palltos
             kallëzore      Kë? Cilin? Cilën?                  (një) pallto          pallton

             rrjedhore      Prej kujt? Prej cilit? Prej cilës?  prej (një) palltoje  prej palltos
             1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1   Përgjigju pyetjeve vetëm me një emër. Përcakto rasën e emrit.

            Kujt ia dha çantën mami?                                Rasa

            Cilin libër kërkoi Marta?                               Rasa

            Kush erdhi për vizitë?                                  Rasa

            Prej kujt prisje dhuratë? Prej                          Rasa

            I kujt ishte topi?                                      Rasa
             2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2   Lako emrat rruga, oborri dhe shoku në trajtën e shquar dhe të pashquar
                të numrit njëjës.

             3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3  Bëj pyetjet e duhura për të përcaktuar rasën e emrave me ngjyrë blu.

            Sot mësuese Edlira mori nga nxënësja e saj një trëndafil të bardhë. Ajo
            u emocionua dhe e përqafoi vogëlushen. Nxënësja e saj do ta kujtonte
            gjithmonë atë ditë të veçantë.


             4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4  Shkruaj fjali, në të cilat të përdorësh emrat:

            libri, rasa kallëzore, trajta e pashquar, numri njëjës;

            fletorja, rasa dhanore, trajta e shquar, numri njëjës;

            mësuesja, rasa gjinore, trajta e shquar, numri njëjës;

            bregu, rasa rrjedhore, trajta e pashquar, numri njëjës;
            fjala, rasa emërore, trajta e pashquar, numri njëjës.



                                                                                                            105
   100   101   102   103   104   105   106   107   108   109   110